Ja kush është arbitri që do gjykojë Vllaznia- Tirana ditën e sotme.

0

Arbitri i ndeshjes së sotme Vllaznia-Tirana do të jetë Pier Silvio Mazzoleni. Gjyqtari 43-vjeçar është zgjedhur në fshehtësi të plotë nga Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan gazeta sportive Panorama Sport.

Arbitri, së bashku me dy asistentë të tij, është parë pasditen e së premtes në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas nën shoqërinë e një prej zyrtarëve të FSHF-së të larguar me shpejtësi drejt kryeqytetit.

Maxoleni e ka nisur karrierën ndërkombëtare, duke gjykuar një miqësore mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanin, e luajtur më 12 nëntor të vitit 2011.

Italiani njihet si gjyqtar shumë autoritar dhe në karrierën e tij ka gjykuar 165 ndeshje në Serinë A dhe 22 ndeshje në Kupat e Europës për klube.

Standardet e dyfishta

Federata ka vepruar me dy standarde sa u përket kërkesave për gjyqtarë të huaj.

Institucioni pranoi kur Partizani luajti kundër Kukësit dhe solli sllovenin Matej Jug. Më pas, refuzoi kërkesën e klubit të Skënderbeut, që në Kukës luajti “finalen” e titullit. FSHF i besoi Enea Jorgjit.

Tani, kur presioni është i jashtëzakonshëm, madje kalon edhe në sfera politike, federata duket se ka dashur të heqë çdo përgjegjësi nga vetja dhe ka marrë një të huaj.
Madje, këtë herë nga Italia fqinje, pra jo të një niveli të dorës së dytë, sikundër ndodhi në ndeshjen Partizani-Kukësi 1-1.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author