Sokrat Turtulli/ Cikël poezish
Ecem shume,
ecem shume ne jete,
ecem shume!
Nje ecje pa fund,
pa krye,
ecje e veshtire,
me gjurme te lena ne token djegur,
kur mund te ngjiteshim tek yjet,
sa me lart,
sa me mire!
Zgerdhiheshin me ne,
te ndyre dhe kodoshe,
zgerdhiheshin
qe na detyruan
te ecim kokeposhte…
Sa shume do te ecim.
sa shume!
Endrrat do t’i kemi mbi shpine
te qarta
te dlira,
te arta.
Do te ecim,
jo kot,
s’do te jemi robot.
Dhe fjalen do ta themi me force,
te rrepte,
te lire.
Sa shume do te ecim,
sa shume,
sa mire.
Kembet le t’na bien ere djerse,
endrrat s’do te na bien ere kembe!
Endrrat
s’do t’i kemi si gjethe ne vjeshte,
te kalbura ne gjeme,
endrrat plot shprese.
Shume do te ecim vertet,
do te ecim per vete dhe vete,
si njerez te lire,
me dinjitet.
sa shume do te ecim te lire,
sa shume,
sa mire!
EKSOD 2015
Ua hipet kraheve te eres,
ne vorbullen dehese te dehur
dhe iket…
Ua hipet rrezeve te diellit
te arte,
kaleruar ne kuaj te arte
dhe iket…
Ia hipet shkumes se valeve
ne dete dhe oqeane,
sfiduat dallget,
bucimat e tyre me shterngata,
kerkuat Itakat
dhe iket…
Ua hipet flokeve te kristalte te bores,
krijuat ortekun ne emer te pervecem
dhe iket…
Ua hipet greminave dhe thellesive,
t’ua rrembenit driten skutave te tyre,
t’ua vinit syve
dhe iket…
Ua hipet kuajve te kohes
dy motorreshe, gomoneve
dhe iket…
Kalipic u ulet mbi kurrizin e vdekjes,
te qete,
te urte,
pa ze,
mbi te ndertuat arkivolin per te
dhe iket…
Ua hipet flatrave te shpreses
per te ngjitur endrrat e thyera,
qe e pamundeshmja te vinte tek e mundeshmja
Dhe iket…
Dhe late lotet e nenave qe cajne gurin,
ne gjysemshtize flamurin
dhe iket..
Dhe…
Kur te ktheheni,
do te ktheheni nje dite te padrojtur fare.
Mos u ktheni si iket.
Kthehuni me avionin e linjave nderkombetare…
E keni ndjere kengen e rrabeckes, heret ne mengjes,
Po eren e bukes se pjekur ne sac,
Djersen shkume te kalit me ngarkese,
E keni pare nen gur gjarperin te mbledhur kutullac?
E keni ndjere flokun e bores,shtrire gjere e gjate mbi parvaz,
E keni pare gershetimin e tymrave qe oxhaket nxjerrin aq krenare,
Vallen dehese te flokeve te saj gjithe gaz,
Ulerimen rrenqethese te miut kur e ze nje nuselale?
E keni ndjere feshferimin e gjetheve ne pyllin hijerende,
Ate bisede mistike netore qe te mbush me frike.
Kurorat e tyre qe hena i lyen me boje te argjendte,
Dhe fshehurazi ne zemer iu leshon nga nje tufe drite?
E keni ndjere si gufon shpirti kur femija leshon” Uaaa-ne e pare,
E keni ndjere dashurine e nenes sa nje det,
E keni ndjere si gufon shpirti kur degjon kollen e gjyshit neper shkalle,
Kur koken ta merr gjyshja e ta perkedhel ne preherin e vet?
E keni pare driten ne rrugen pa rrugedalje,
Si thur endrra kur je pa shprese dhe i pagjume…?!!
Nje floke bore eshte krejt pa peshe,
Nje floke bore, pothuaj nuk peshon,
Por floke-floke kur ben nje meter shtrese
Nje pallat te shembi rrezikon.
Nje pike uji s’eshte asgje, vertete,
Nje vije uji gerryen dhe nje shkemb,
Disa lumenj krijojne nje det,
Inati i tij dhe ne mal te tremb.
I veshur shik te presin me nderim,
I veshur shik me i rendesishem del,
Por vleren rroba ka vetem ne fillim,
Se dihet mire, koka percjell.
S’frenon gjuhen, quhesh llafazan
Dhe llafazanin s’e duron askush,
Gjuha, kur mendim te pjekur mban,
Me kenaqesi e degjon gjithkush.
Trimeria nuk matet me peshe,
Trimeria nuk ka gjatesi,
Kocke ne zemer duhet qe te kesh,
Nervaqete, por edhe pak mencuri.
Dija eshte si nje lume
Qe te gjithe dot s’e pi.
Nje njeri qe thote di shume,
Sigurisht, ai, asgje nuk di.