Nuk kanë ndalur tragjeditë/ Një grua 39 vjeçare është vetëhelmuar me fotoksinë dhe ka vdekur në spital

Aktualitet Te tjera

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një grua i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë këtë herë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Manëz.

Në banesën e saj është vetëhelmuar me fotoksinë dhe ka vdekur në spital 39-vjeçarja me inicialet V. N., banues në Manëz.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?