Nga Ilir Kadia/ Patriotizmi në futboll!

0

Neser Vllaznia dhe Tirana do ndeshen ne “Loro Boriçi” ne me te pazakonten ndeshje mes tyre! Fituesi qesh,humbesi qan! Te pakten per nje vit!Qe do te thote del nga kategoria humbesi!

Te dyja me tradite njera me te pasur se tjetra! Tirana perfaqsuese e kryqytetit te Shqiperise e tjetra e “kryeqytetit” te Veriut te Shqiperise! Neser ne “Loro Boriçi” pritet qe sic thosh Anton Mazreku I madh nuk do di kesh ku te hedhe kokrren e molles!

Lufta sportive do jete e forte sigurisht mirepo spektakli nuk do te mund te arrije majat e tij! Aresyeja?! Nje nga lojtaret me te mire te Vllaznise, Bakaj, nuk do te luaje! “Nuk me bejne kembet te luaj kunder Tiranes,jam tirons!!”-ka thene ai.As Lika e as Vrapi nuk do luajne me Tiranen !Nuk u bejne kembet te luajne kunder Vllaznise!Jane shkodrane!


Urra, kane bertitur “tifozet” respective! Ky eshte patriotizem!
Por ne fakt nuk eshte! Pse? Sepse kur sportdashesi pret bileten e hyn ne stadium pret te shikoje ne fushen e blerte mjeshteri sportive e jo “mjeshteri” patriotike!

Higuain hengri buke tek Napoli me vite! Shkoi me Juventues,luajti kunder Napolit,shenoi jo nje por dy gola dhe nuk kerceu perpjete nga gezimi vertet por i pranoi perqafimet e juventineve i heshtur! Respektoi merzine e tifozeve te Napolit! Edhe ne stadiumet e tjera te Evropes ku gjate nje sezoni ndodhin me dhjetra e qindra levizje te tilla kuptimi i patriotizmit eshte demonstrimi i vlerave dhe aftesive me te mira sportive dhe jo doreheqja nga ndeshja!


Gabuan Bakaj,Vrapi dhe Lika sivjet! Humben shancin te demonstrojne patriotizmin e vertete!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author