Kandidati i Blush-it për Gjirokastrën me tre emra.

0

Në qarkun Gjirokastër për zgjedhjet e 25 qershorit ka depozituar në KQZ një listë prej pesë kandidatësh edhe partia LIBRA e themeluar nga ish-deputeti socialist, Ben Blushi. I pari që kryeson listën e kësaj partie për këtë qark është Foto Vasili.

Në CV-në e tij 34-vjeçari i lindur në Gjirokastër thotë se është diplomuar në vitin 2009 për Mjek Stomatolog në Universitetin “Kristal”, ndërsa paralelisht me këto studime ndiqte edhe Fakultetin e Drejtësisë në vitet 2006-2009 në Universitetin e Tiranës.

Që prej vitit 2012 e deri më sot, Foto Vasili punon si mjek stomatolog në një klinikë private në Tiranë. Nëse shikon formularin e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, rezulton se ai ka përdorur tre emra. Më parë kishte emrat Fotjon dhe Fotaq, ndërsa së fundi emrin Foto.

Arsyeja e ndryshimit të emrave nuk dihet. Bashkë me të në listën e kandidatëve të Gjirokastrës janë edhe Irena Buxhuku, Gramoz Mamaj, Merita Alikaj, Mystehak Muha dhe Lorenc Jaupi. Më poshtë foto nga CV-ja e Foto Vasilit dhe formulari i dekriminalizimit.

/ArgjiroLajm.net/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author