AktualitetPolitikeRajoni

Serbët degjenerojnë Ramën për veshjen me Mogherinin/ Ja komentet e tyre

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini mblodhi mbrëmë 6 kryeministra të rajonit për darkë në Bruksel. Para darkës informale, ata bënë një fotografi të përbashkët.

Siç shihet, 5 liderët e tjerë të rajonit janë me kravatë, por kryeministri Rama ka zgjedhur një veshje ekstravagante. Kjo ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale, jo vetëm në Shqipëri. GSH.al sjell një pjesë të këtyre reagimeve që janë bërë në profilin e Maja Koçijançiçit, një prej zëdhënësve të Komisionit Europian.

“Kujt ja ke marrë borxh xhaketën, fotografit?”, pyet dikush retorikisht në “Twitter”. “Edi Rama punk, rock, hip hop, motha fucker style”, shkruan një tjetër.

Të njëjtën fotografi e ka postuar edhe vetë shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federika Mogerini. Të tjera komente kanë vërshuar në profilin e saj. Shumica janë nga maqedonasit. “Pse e ke marrë Zoran Zaevin aty, kë përfaqëson ai? Kryeministri i Maqedonisë tani është Dimitriev…”, thonë ata.

Ndërkohë një tjetër maqedonase shkruan duke ju drejtuar Mogherinit dhe Edi Ramës: Merruni me Lazaratin, lëreni vendin tim të qetë.

“Edi Rama, ke humbur bagazhet?”, pyet dikush me emrin Gjevrek Jovanoviç.

Ndërkohë, vetë Rama është shprehur i lumtur sot për darkën e mbrëmshme.

 

Total 4 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?