Rama inaguron muzeun e torturave komuniste, por në foton e sigurimit shfaqet Gramoz Ruçi. Foto

Aktualitet

Edi Rama dje inauguroi muzeun e “Shtëpisë së Gjetheve”, i cili ka risjellë në kujtesën e shqiptarëve shtëpinë nga e cila përgjoheshin dhe ku përdoreshin tortura speciale kundër kundërshtarëve politik në kohën e diktaturës.

Një nga objektet e ekspozuara është edhe një foto që pasqyron hierarkinë e ministrave të Brendshëm, që drejtonin këtë shtëpi torturash.

“Piramida e varësisë partiake dhe administrative”, shkruhet në këtë fotografi në majë të së cilës qëndron Enver Hoxha dhe më poshtë emra famëkeq si Mehmet Shehu, Feçor Shehu, Aredin Shyti, Hekuran Isai, Simon Stefani, Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi.

“Për shumëkënd për fat të keq këto hapësira janë si rikthim i errësirës, ndërsa për mua hedhja e dritës në këto errësira është ushqimi i shpresës që lidhet me plotësimin e vrimave të zeza të kujtesës sonë kolektive dhe të gjithsecilit”, tha Rama gjatë këtij inaugurimi ku natyrisht mungonte Gramoz Ruçi.

FOTO e numrit 2 të `Rilindjes`, Ruçi, në muzeun e torturave të Sigurimit, inauguruar nga Rama

Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?