Kapen 932 kg kanabis në Vlorë/ Një person në kërkim

Aktualitet

Policia e Vlorës ka bllokuar një furgon me 932 kilogramë kanabis. Ditën e martë (23.05.2017), rreth orës 22:30, në lagjen “Hajro Çakërri” pranë vendit të quajtur “Kuzum Baba” është konstatuar dhe bllokuar furgoni tip Benz Mercedes, me targë AA 196AI.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë gjetur në mënyrë të sistemuar 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme të mbështjella me natriban dhe qese transparente, brenda të cilave ishin mbushur me material bimor në formë boçesh, e ngjashme si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim një person me inicialet G. M.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?