Ngjarje e rëndë në Durrës/ Dyshohet se dy persona janë vrarë me thikë.

Aktualitet

Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para në lidhje me ngjarjen e rëndë ku dyshohet se dy persona janë vrarë me thikë.

“Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit  Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh., rreth 60 vjeç dhe  E. Xh. ,rreth 50 vjeç.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin.

Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet thonë se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?