Nga Përparim Peposhi/ Motorrët e ndezur duhet të punojnë nonstop, ditë e natë deri më 25 Qershor ! Shoqëria e ndjen nevojën e ndryshimit.

Shkrime
 
Shoqeria shqiptare po e ndjen nevojen e ndryshimeve. Protestat dhe çadra e lirise ishin faktoret dominues.
Drejtuesit e PD-se ne qender si dhe ne baze jane teper te motivuar per te percuar ndryshimet rrenjesore qe do vijne nen drejtimin e liderit te PD. Motoret e fushates jane ndezur me nje start te shpejte e te pa pare ndonjehere, kjo per vete kushtet politike te vendit si dhe kohes, e cila nuk pret.
Te gjitha mendjet qe drejtojne partine duhet ti pervishen punes dhe diskutimeve per te percuar ne baze programin e PD-se, arritjet e saj si force opozitare duke patur perballe nje kase oligarkesh te inkriminuar si kurre me pare ne keto 25 vjet. Programi dhe fryma optimiste duhet te percillet ne çdo seksion e grupseksion e Dege me teza konkrete.
Asnje mendim, teori ose pikpamje qofte dhe argumentuese qe eshte fryt i diskutimeve apo debateve te lira nuk fiton vlere nese shoqeria nuk ka nevoje per te. Koha therrret ! Zbulimi i vlerave komunikuese duhet te jete program i grupeve te punes, ku nje vend te rendesishem mund te zene mediat, apo portalet e ndryshme, ata duhet te ushqehen me frymen optimiste te demokrateve. Natyrshem duhet qe parimi kryesor te jete ideali i bashkimi te demokrateve, pavaresisht mendimeve kunder dhe pro, prej debatit dhe mendimit ndryshe nuk i vjen e keqja PD-se.
Në PD mendimi i lire eshte parimi baze i demokracise. Grupet e punes se PD-se te diskutojne, te krahasojne arritjet nen qeverisjen e PD, antaresimin ne NATO, liberalizimin e vizave, infrastrukturen rrugore si dhe hapat e tjera zhvilluese te vendit me qeverisjen e kanabisit, me regresin e kesaj mazhorance, me qeverisje e premtimeve boshe sic jane hapja e 300 mije vende pune ?! Shendetesia falas, sherbimi ne administrate, cilesia mesimdhenese ne shkolla, qe gjithesecili kete e ndjen ne kuleten e tij etj. Harmonizimi dhe percimi i ideve te programit te PD-se eshte menyra me e mire per te arritur ne fitore. Motorret e ndezur duhet te punojne nonstop, dite e nate deri me 25 Qershor ! Shoqeria e ndjen nevojen e ndryshimit…

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?