Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka fillon ti lëpihet Ramës

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, tha se nuk pranon të kandidojë në siglën e Partisë Demokratike si deputet dhe e dyti tha se pas zgjedhjeve është i hapur të bëjë koalicion me Partinë Socialiste.

Partia Agrare ambientaliste do të mbledhë strukturat e partisë për të vendosur nëse do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare. Duka thekson se marrëveshja Rama-Basha do të dëmtojë partitë e vogla.

Nëse do të dalë më vete, pas zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë detyrim për të qëndruar në koalicion me PD, por mund të ketë dhe marrëveshje me PS.