Ja çfarë ka thënë Dritan Demiraj ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij

Ministri i ri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, në qeverinë Rama është liruar rreth 3 vite më parë pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas një konflikti që pati me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Demiraj e Kodheli do të ulen përballë njëri-tjetrit si kolegë në kabinetin qeveritar edhe pse prej vitesh kanë shkëmbyer akuza të ashpra në publik. Por në shënjestër të sulmeve të tij të ashpra, nuk ka qenë vetëm Kodheli por edhe kryeministri, Edi Rama, të cilin tani Demiraj do e ketë nga sot “shef” në pozicionin e ministrit të Brendshëm.

1.    Fatkeqësi që qeveria shqiptare është qeveri e konfirmuar nga e gjithë bota si narkomane.

2.    Shqipëria është kthyer në kazanin më të madh të plehrave të Europës deklarojnë gazetat franceze. Normal pasi kur drejtohesh nga plehrat, në vend plehrash do të kthehesh.

3.    Atë e kam shok (i referohet një deputeti të PS) siç kam shumë që janë dhe deputetë të PS, por që s’kanë folur ndonjeherë në parlament. Ngrenë kartonin me urdhër të naltgjatësisë narkoman.

4.    Nuk kam patur kurrë dyshim, madje e kam ritheksuar me dhjetëra herë se ky personazh (Mimi Kodheli) do të hyjë në histori për keq dhe skandalet e saj te panumerta. Padyshim qe do te marre denimin e merituar nga ligji, populli i vet per arroganco-injorancen ne drejtimin e MM.

5.    Mrike ske pare asgje akoma. Te gjitha sa ke bere do ti marresh mbrapsht. Colonel DD.

6.    Po pse drejtësine do ta bejne ata qe mbjedhin, shesin dhe trafikojne droge ne te gjithe Europen miku im?? Ata qe kane bere te gjithe nga 30 milione dollare??

7.    Sa per kriminela i ke ne qeveri me shumice

8.    Droga, vjedhjet dhe blerjet e zgjedhjeve, motelet dhe kazinot e ministrave dhe deshtimet spektakolare te qeverise

9.    Kam qene dhe jam kunder ketij te papergjegjshmi qe se di se cthote e cben dhe kunder te gjithe te tjereve qe mendojne dhe veprojne si ky.

10.  Jo nuk e kam idhull dhe ai ka bere shume gabime te pafalshme, por ky eshte kriminel dhe ka shume shume gjynahe.

0 0 vote
Article Rating
Total 5 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments