Trembet Rama: Humbja e PS-së në zgjedhjet do të ishte një katastrofë, sepse PD-ja përbën një kërcënim shumë të madh për vendin

Aktualitet

Edi Rama, ka deklaruar sot se humbja e PS-së në zgjedhjet e pritshme do të ishte një katastrofë, sepse “PD-ja përbën një kërcënim shumë të madh për vendin, – tha ai, – nuk ka vizionin për të bërë shtet.”

Rama shpërtheu me ashpërsi në akuza ndaj opozitës në takimin me fermerët e Progrit në Korçë dhe arriti deri atje sa të përdorë edhe pasthirrma qesharake për të ilustruar kundërshtitë mes tyre, si uuuuu, iiii, yyyyy!!!

“Sot jemi në kushte plotësisht të reja nga 48 orë më parë, – tha Kryeministri. –  Do të shkojmë në zgjedhje me skuadrën tonë dhe do të kemi përballë Partinë Demokratike që mbetet një kërcënim shumë i madh për paaftësinë për të bërë shtet. Ajo që PD-ja e ka treguar historikisht e deri 48 orë para është se nuk dinë të bëjnë shtet, nuk dinë ta çmojnë shtetin!

Ajo që kemi për të humbur është katastrofë. Kemi bërë reforma në 4 vjet në më shumë se çerek shekulli, por nëse kthehemi mbrapa…

Në marrëveshjen që kemi bërë që lidhet me domosdoshmërinë për të mos ngatërruar siç e kemi ngatërruar luftën e vërtetë politike me kacafytjen dhe baltën, me shpifjet, akuzat, sharjet, por të hyjmë në një fazë ku jemi kundërshtar. Kemi njëmijë e një gjëra për të cilat nuk mund të bëhemi bashkë, ama në fund të ditës jemi përfaqësues të këtij poulli dhe nuk na ka borxh asnjë prind socialist apo demokrat, që sa herë të dalë parlamenti në ekran t’i vërë pullë të kuqe”

Total 3 Votes
3

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?