Rama sms socialistëve/ Hoqëm lakun e LSI dhe PDIU, demokratët s’kanë më kohë/ Ja sms

Aktualitet

Pasditen e së enjtes, një drejtues i rëndësishëm i strukturave të Partisë Socialiste, u ka dërguar një SMS-Tip, të gjithë koordinatorëve të kësaj partie në rrethe.

SMS-ja e siguruar nga Hashtag.al, është dërguar tek numrat telefonikë të koordinatorëve në rrethe vetëm disa minuta pasi u bë publike marrëveshja PS-PD.

Teksti i mesazhit është i shkurtër, por i mjaftueshëm për të dhënë esencën:

unnamed“Marrëveshja e sotme është fitore e madhe për Partinë Socialiste. Shpëtuam nga laku në fyt që kishim nga LSI dhe PDIU. 
Fituam legjitimitetin e zgjedhjeve duke fituar dhe një javë pune intensive.

PD në 30 ditë nuk ka asnjë kohë për t’u organizuar”, – shkruhet në SMS.

Më tepër se sa një motivim për koordinatorët e fushatës, duket se SMS-ja përfaqëson një koncentrat shpjegues mbi avantazhet e PS-së nga kjo marrëveshje.

Legjitimiteti i zgjedhjeve, relativizimi i forcës së LSI dhe PDIU dhe pamundësia e PD-së për t’u organizuar në 30 ditë, janë realisht fryte të kësaj marrëveshje. / Hashtag.al

 

Total 3 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?