Nga Armand Maho/ Hatërmbetja e Metës!

Analize

Edi Rama e dinte mire se smund ti bente zgjedhjet pa opoziten dhe nje terheqje ne momentin e fundit, i ngjashem me rastin e kavajes do ishte fatal per te. Ne asnje rast me 5000 forca policiore smund te garantonte votim normal ne 5400 qendra votomi ne te gjithe vendin. Partia Demokratike ka te pakten 40 mije antare aktive, dhe shume me teper se aq qe militojne po skane antaresi. Do mjaftonte rrezimi i zgjedhjeve ne 1/5 e tyre qe zgjedhjet te quheshin te rrezuara dhe bashke me te dhe karta e stabilitetit. Nderkombetaret qe deri ne ate moment skishin dashur andralla, dhe i kishin dhene nje mbeshtetje jo te vogel do drejtonin gishtin nga ai, pasi qetesia e nje vendi te NATO eshte pergjegjesi e qeverise jo e opozites. Duke pare kete situate dhe duke shfrytezuar paketen McAllister Plus, (nje ultimatum nga SHBA per te dyja forcat politike) ai mendoi te hiqte qafe aleatin e tij te bezdisur te LSI te cilin gjate periudhes se krizes se kish pasur as kundershtar e as mbeshetje. Sepse ne retorika dilte kundershtar por ne votimet ne kuvend dhe procedurat ligjore ja jepte hapur mbeshtetjen. Keshtu qe vendosi te sakrifikonte postet qe jane dhene atij, mes tyre dy ministri dhe nje dyzine drejtorish te rendesishme. Nga ana e tij Basha skish pse mos e pranonte. Aleatin e dyzuar te Rames e kish pritur per tre muaj rresht per te bere levizjen e tij, madje i kish bere thirrje hapur qe ti bashkohej. Por realiteti shfaqej ndryshe nga retorika. Meta per hir te Rames pranoi te sakrifikonte nje nga me te besuarit e partise se tij minister i drejtesise, Ylli Manjanin ne vend qe te vendoste veton. Kjo ishte shenja e pare se kellqet e Metes para Rames kishin rene. Teksa pritej te dilte nga koalicioni Meten e shihje ne kuvend duke ngritur kartonin per ligjet e fundit te legjislatures per vendime qe beheshin ne nxitim e siper, dhe kishin te benin kryesisht me koncensione te dyshimta dhe hapje fondesh. Teksa pritej te zbatohej vendimi i kryesise se 4 prillit, se pa opoziten sdo kish zgjedhje LSI vazhdonte te regjistrohej si subjekt dhe me pas te dorezonte listat e deputeteve ne KQZ madje te dergonte dhe komisionerin e tij per zgjedhjet ne kavaje megjithese garohej vetem me nje kandidat. Pra Meta vazhdonte bente llogarite e tij dhe te luante ne mbrojtje. Ne rast se opozita regjistrohej ne zgjedhje atehere hynte ne koalicion me Ramen, ne rast se nuk regjistrohej atehere hynte i vetem dhe deputetet e tij mos me shume i kishte te garantuar duke shfrytezuar boshllekun. Meta luajti vetem per fitore, duke shpresuar qe Rama do ja shperblente besnikerine e tij. E fundit ishte ajo kur vrapoi te merrte dhe postin e presidentit, gje te cilen opozita nuk e kundershtoi duke deklaruar se nuk ishte ne synimet e saj. Bashes ne kete situate si mbetej me te bente gje tjeter vec llogarive te tij. Do merrte persiper pergjegjesine e mos hyrjes se opozites ne zgjedhje, bashkepergjegjesine per destabilitetin apo te makismizonte votat per partine e tij, dhe karikonte antaresine?. Kohe per te menduar se cdo beje Meta nuk kishte. Nga ana e tij ky i fundit skish asnje pergjegjesi per cfare mund te ndodhte ne 18 qershor. Ato do mbeteshin ne kurriz te kryeministrit dhe kreut te opozites, ndersa vete mund te bente arbitrin nga karrigia e presidentit, por duke marre nje torte jo te vogel te pushtetit. Marreveshja mes Rames dhe Bashes natyrisht tashme e demton, dhe kjo i ka ardhur disi e papritur. Ai nuk eshte me pjese e tavolines se negociatave, dhe as e vendimmarrjes. Vota e tij ne parlament sido qe te jete ne keto dite te mbetura te legjistratures ku do votohet qeveria e re dhe komisionet e vettingut humb rendesine. Ajo do kishte vlere dy apo tre jave para marreveshjes . Do kish rendesi sikur mos ishte regjistruar ne zgjedhje duke i treguar Rames qe rruga ku kishte hyre ishte pa krye. Do kish vlere ne rast se do kish dale vete nga koalicioni dhe jo te priste qe ai ta perzinte. Tashme eshte vone, dhe askush smund ta ndihmoje me, as ish kryeministri Berisha per te cilin me sinqeritet e pranon se ka dobesi!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?