Ja dëshmia e mjekut anestezist: Fati im i keq dhe i Blertës

Aktualitet

Grupi i hetimit ka marrë në pyetje mjekun anestezist dhe stafin që asistoi operacionin e 16-vjecares Blerta Pepa e cila humbi jetën 24 orë më parë pas një ndërhyrje në një spital privat në Tiranë.Stafi mjekësor një zëri në dëshminë e dhënë për grupin e hetimit e ka cilësuar ngjarjen si “një rast fatkeq”.Mjekët kanë pohuar se pacientja Blerta Pepa nuk ka shenja të hipertermisë (temperaturës së lartë), pas injektimit të dozës së parë të anestesizë.Për këtë arsye sipas mjekëve pas sasisë së parë, është vazhduar me injektimin e medikamentit në masën e përcaktuar për ndërhyrjet kirurgjikale.“Fati i keq i Blertës dhe i imi, ishte se ajo shenjat e hipertermisë i demonstroi pas operacionit, në një kohë kur nuk kisha asnjë mundësi të kontrolloja dhe të parandaloja pasojën”, mësohet tu ketë thënë hetuesve doktori Tefik Zhurda.Ai ka sqaruar se ky është një rast tepër i rrallë ndërsa ka shtuar se në rastet kur pacientët e demonstrojnë hiperterminë që në momentet e para të injektimit të anestezisë, ndalohet futja e mëtejshme e medikamentit në organizmin e pacientit dhe pasojat janë më të kontrollueshme.Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm ndaj mjekut Tefik Zhurda dhe stafit që ka qenë pjesë e ndërhyrjes kirurgjikale.Prokuroria ka urdhëruar mjekësinë ligjore të bëjë raportin e autopsisë për viktimën ndërsa ekspertim është urdhëruar të kryhet edhe për vetë mjekun Zhurda për të dokumentuar shkaqet dhe shkallën e tij të dëmtimit nga vetëinjektimi i ilaçit anestezik gjatë tentativës së vetëvrasjes pas humbjes së jetës nga pacientja, raporton Panorama.Grupi i hetimit ka sekuestruar kartelën klinike dhe gjithë dokumentacionin e 16-vjeçares me qëllim që të shikohet nëse ekipi mjekësor ka qenë në dijeni të faktit se vajza kishte shfaqur reaksion nga medikamentet para ndërhyrjes në gju, pasi deri tani as ky moment nuk është verifikuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?