Dega e Partisë Demokratike Londër përshëndet marrveshjen e arritur dhe i dërgon një mesazh Lulzim Bashës

Aktualitet

Te dashur Miq,

Shqiptarët pane shume qarte se si nje proteste paqesore, unike, demokratike dhe teresisht Europiane, nga nje çader simbol i qendreses popullore dhe shpirtit te pamposhtur te demokratëve, u kurorezua me marveshjen e oreve te para te dites se sotme Rama – Basha.

Kjo eshte nje fitore e rendesishme e gjithe shqiptarëve por sidomos e kauzes se Partise Demokratike dhe liderit te opozitës se bashkuar z. Lulzim Basha.

Mirenjohje dhe respekt per te gjithe ata demokratë dhe demokrate, te te gjitha moshave dhe nga çdo and e Shqiperise, qe per 90 dite besuan dhe luftuan per zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe per modelin qytetar dhe Europian te zotit Basha dhe vizionin e tij te Republikes se Re.

Pershendes dhe shpreh nje mirenjohje te thelle per te gjithe ata faktore shqiptarë dhe nderkombetarë, brenda dhe jashte Shqiperise, te cilet kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne menyre publike dhe jo publike, per te finalizuar kete marveshje politike.

Tani fillon puna per nje fushate elektorale qe do te kete ne qender nje alternative te qarte mes nje modeli te deshtuar dhe nje modeli shume vizionar te nje Republike te Re qe ne themel ka shtetin ligjor dhe mos prekjen e votes.

Zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, do te organizohen e administrohen nga nje qeveri pozite-opozite quasi teknike, qe shpresojmë tju jape Shqiptarëve garancite e mjaftueshme se vota e tyre e shprehur nepermjet vullnetit te lire, do te numerohet dhe degjohet ashtu siç e Kane hedhur ne kutite e votimit.

Duke uruar nje fushate te qete dhe plotesisht Demokratike, me programme dhe alternativa te qarta perballe shqiptarëve, shpreh besimin e plote per nje fitore te thelle te Partise Demokratike dhe kryeminstrin e ardhshem te Shqiperise Z. Lulzim Basha!!

Tani çadra e lirise i hape rrugen fushates elektorale dhe fitores plebishitare te alternatives progresiste dhe qytetare te Partise Demokratike te Shqiperise!!

Fitore ✌️✌️✌️🇦🇱🇦🇱🇬🇧🇬🇧

Naim Hasani
Kryetar i Deges se
Partise Demokratike ne Britani

Fotografia e Naim Hasani
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?