Petrit Vasili: Ju japim Metën. Boll më

Aktualitet

Petrit Vasili ka reaguar ashpër për mosdakordësinë e kryeministrit Edi Rama për paketën McAllister, të pranuar nga Partia Demokratike dhe partitë opozitare.

Përmes një deklarate për mediat, Vasili shprehet se duhet pranuar kjo paketë që zgjidh krizën politike në vend.

Petrit Vasili thotë gjithashtu se LSI është e gatshme që të tërheqë Ilir Metën nga posti i Presidentit të zgjedhur të Republikës në funksion të gjetjes së një zgjidhje politike.

Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më. Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent. Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister. Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?