Grushta dhe shkelma/ Rojet e Erdogan rrahin protestuesit kurdë në mes të Uashingtonit. VIDEO

‘The Guardian’ raporton se 9 persona u plagosën dhe dy të tjerë u arrestuan gjatë një sherri masiv përpara ambasadës turke, mes truprojave Erdogan dhe protestuesve kundër tij.

Sherri nisi kur protestuesit që mbanin flamuj të partisë kurde u sulmuan nga rojet Presidentit. Në momentin që po ndodhte sherri, brenda ambasadës turke në Uashington ndodhej Presidenti Erdogan.

Në video duken qartë momentet kur rojet e Presidentit të Turqisë rrahin ashpër protestuesit kurdë, ndërkohë që policia amerikane përpiqet të qetësojë situatën. Dy persona u arrestuan, njëri prej të cilëve i akuzuar për sulm ndaj një oficeri policie.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments