Rama kundër Ramës/ E papranueshme fyerja që bëre ndaj Voltana Ademit, duhet respektuar

0

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka kritikuar fyerjen e Kryeministrit Rama ndaj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.

Gjatë një emisionin “Debati në Channel One” të Roland Qafokut, Luan Rama tha se: nuk mund të fyesh një zonjë, që është zgjedhur me shumicat e votave të qytetarëve shkodranë dhe që më herët ka qenë deputete.

“Qasja jonë është krejt e ndryshme dhe parimore të vlerës dhe angazhimit të grave dhe vajzave, jo vetëm në politikë, por në të gjithë dimensionin social dhe intelektual të jetës së vendit. Më lejoni të them që unë nuk mund ta pranoj dhe distancohem nga qëndrimi fyes që u mbajt ndaj Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, e cila sipas asaj që tha kryeministri, paska qenë e pa dejtë për ta marrë edhe magaziniere. E para profesioni i magazinieres është një punë shumë e nderuar dhe ne nuk kemi arsye të trajtojmë me nervozizëm dhe në mënyrë fyese profesionin e magazinieres.

E dyta ajo është një zonjë që e ka zgjedhur shumica e qytetarëve të Bashkisë së Shkodrës. Është kryetare bashkie e njërës prej bashkie më të madhe të vendit. Ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe për pasojë qasja të kësaj natyre, stigmatizime të kësaj natyre, fyerje të kësaj natyre, nuk janë dhe nuk duhet të jenë në sjelljen dhe në qëndrimet politike dhe publike të cilit do njeriu që merret me politikë dhe jo më të një njeriu përfaqësues”, -përfundoi, Luan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author