Zbulohet draft-marrëveshja e re e propozuar nga OSBE për shtyrjen e zgjedhjeve, ja kur do bëhen

Aktualitet

OSBE duket se po përgatitet për një datë të re të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në rast se Kolegji Zgjedhor vendos rrëzimin e listave të kandidatëve për deputet të depozituara në KQZ, çka do të thotë rrëzim të datës 18 Qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Burime jozyrtare, por të besueshme nga OSBE, bëjnë të ditur për 360grade.al se Misioni është angazhuar për t’i paraprirë një situate të re, për të garantuar vëzhgimin e zgjedhjeve nëse ato bëhen përtej 18 Qershorit. Sipas burimeve, problem mbetet fakti se data e re e zgjedhjeve, gjithmonë nëse bie juridikisht 18 Qershori, të përcaktohet në bashkëpunim me OSBE/ODIHR dhe institucione të tjera ndërkombëtare, që angazhohen për vëzhgimin e zgjedhjeve. Mësohet se OSBE po përgatit një draft të sajin që mund të ndihmojë palët në rast të një dialogu politik në kuadër të një marrëveshjeje që do të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve përtej 18 Qershorit.

Sipas burimeve, problemi qëndron në rastet kur zgjedhjet zhvillohen jashtë stinës zgjedhore, për shkak se duhet një kohë prej të paktën 60 ditësh për të garantuar një mision të plotë vëzhgimi. Burimet i thanë 360grade.al se në këtë kuadër si stinë jashtë zgjedhore janë propozuar të dielat e 23 ose 30 Korrikut dhe e djela e parë e shtatorit, ndërkohë që muaji gusht është përjashtuar si mundësi për shkak edhe të pushimeve. Mësohet se në stine zgjedhore, sikundër përcaktohet edhe në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë afatet për zhvillimin e zgjedhjeve janë deri në 30 Qershor dhe pas 15 shtatori , misionet e vëzhgimit janë të përgatituara për ekipe të plota. Referuar burimeve të mësipërme, dhe në rast se Kolegji rrëzon listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 18 Qershorit, duket se data e re e zgjedhjeve do të jetë një gërshetim mes një marrëveshjeje politike, por edhe teknike. Kjo për shkak të angazhimit të vëzhguesve ndërkombëtarë. 360grade.al

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?