Aktualitet

Për çfarë arsye mund të takohet Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, me Majlinda Bregun dhe Patozin?

 

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, në kuadër të një turi në vendet e rajonit (Maqedoni, Kosovë e Mali i Zi) do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit si dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ashtu sikurse citohet edhe nga mediat, vizita në Shqipëri synon gjetjen e një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës, që kjo e fundit të futet në zgjedhje, shkruan atsh.

Në orën 10:30, Yee do të takohet me Ramën në Kryeministri.

Në orën 14:45, takim me Bashën në selinë e PD-së.

Në orën 17:00, takim me Patozin dhe Bregun.

Nuk kuptohet se per çfare arsye dhe se çfare mund të bisedoje Hoyt Brian Yee me dy deputetet e PD-se Patozi dhe Bregu, kur paraprakisht ai do takohet me kryetari e PD-se.

Hoyt Brian Yee është akoma në ate poste i vendosur prej Obames dhe nuk dihet sa ndikim do kete Soros tek kjo vizite në Tirane, kur dihet boterisht që ambasadori Lu është i perfshire totalisht në mbeshtetje të Rames që nga ana tjetër është dhe miku i ngushtë i Soros.

Nga ana tjeter del në skenë edhe Majlinda Bregu bashke me Patozin që njihen si linja kunder brënda PD-së dhe kryetarit te saj z. Basha.

Atehere lind pyetja: kush ia ka organizuar këtë takim, Zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit dhe përse?

sprint.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?