Ja sms urdhëruese për infermierët e Shkodrës që të marrin pjesë në takimin e Ramës/ Foto

Edi Rama shkon pasditen e sotme në Shkodër për të zhvilluar takimet e tij elektorale. E si zakonisht, këto takime zyra e shtypit e Ramës i shet si takime me votues për herë të parë.

Por ajo që po ndodh në qytetin e Shkodrës është vërtetë për tu habitur. Duke i pasur frikën e dështimit të takimit Rama dhe i dërguari i tij, Ditmir Bushati kanë nisur presionet ndaj administratës.

Kështu infermierëve u janë dërguar mesazhe që të jenë të pranishëm në orën 16:30 tek holli i spitalit dhe në orën 17:00 tek Bashkia për takimin me Ramën.

Image