Nga Nriçim Kulla/ E ardhjmja e krizës

Analize

Protesta e ditës së sotme ishte një provë e qartë se përballë parlamentit të hashashit, Lulzim Basha është i destinuar të përballojë sfidën e guximshme që ka nisur, për të mos hyrë në zgjedhje pa një qeveri teknike.
Pak rëndësi ka nëse kërkesa e tij kryesore, ajo për qeveri teknike do të arrihet para zgjedhjeve të 18 qershorit të këtij viti, apo para zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen pas tyre, e shumta në harkun e një viti, siç ndodhi në 1992, pas zgjedhjeve të manipuluara të vitit 1991. Domethënë, pak rëndësi ka që qeveria teknike, e cila nuk u bë në mars,Prill,Maj e mund të mos bëhet në Qershor, të bëhet më vonë, pas rënies së pashmangshme të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e mundshme monopluraliste 18 qershorit.
Nuk është e vështirë që të vihet re se kryeministri Rama, i cili luan blofin edhe mbas protestës shëmbullore paqësore të 13 majit të thotë se zgjedhjet e mundshme do të mbahen në 18 qershor me apo pa opozitën.Por realisht ai ka frikë nga një fitore në zgjedhjet ku nuk merr pjesë opozita. Arsyeja është se shumicës parlamentare të montuar për zgjedhjet e ardhshme, i duhet pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje për të mbuluar me këtë sadopak imazhin e saj si parlamenti i hashashit. Tani është e qartë se shumica parlamentare e dalë nga mbi 1 milion e gjysëm “shuplakat”, siç ka gjasa ti quaj kryeministri Rama zgjedhjet e falimentuara politike, ka pas gjatë këtyre katër vjetëve, minimalisht 100 rrënjë kanabisi për çdo “shuplakë”. Për mbi 1 milion apo më pak “shuplakat” e vitit 2017, ky bilanc do të rritet. Trafiku i drogës drejt Perëndimit do të marrë përmasa edhe më të mëdha se tani.
Edhe nëse do të ketë nga qarqe të caktuara europiane dhe të përtej Atlantikut kërkesa dhe presion që opozita të hyjë në zgjedhje për fasadë si rezultat I keqinterpretimeve të artit manipulative të Edi Ramës, këto nuk mund ta vënë në vështirësi opozitën dhe Bashën se mjafton që të rezistojë pak kohë dhe realiteti që do të shpaloset për të gjithë, do të bëjë që presioni ndërkombëtar të përqendrohet tërësisht mbi shumicën parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 18 qershorit, nëse ato do të zhvillohen siç thotë kryeministri
Opozita, e detyruar të gjendet ndoshta jashtë parlamentit, pra edhe duke saktrifikuar,do të fitoj më shumë kredibilitet moral dhe do organizojë protesta të fuqishme dhe të vazhdueshme dhe qeveria e inkriminuar sado para prej drogës të përdorë do të bjerë, e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, të organizuara nga një qeveri teknike. Dhe zgjedhjet këtë herë do të jenë dashur pa dashur fitore për kauzën e nëpërkëmbur të opozitës. Fitorja e Bashës dhe e opozitës është pra e pashmangshme, demokratëve iu duhet vetëm të tregohen qëndrestarë në kohë , të mos braktisin pozicionin që kanë marrë pavarësisht presioneve dhe manipulimeve në rritje të Edi Ramës .
Mbi të gjithë është lideri i opozitës Basha drejtuesi kryesor i këtij aksioni politik, ai të cilit i duhet të tregohet qëndresëtar.Këtë e them sepse goditjet e palës tjetër janë përqendruar pikërisht te lideri, te Basha, si stuhi të njëpasnjëshme. Që nga fushata e keqinformimit të diplomatëve të huaj nga ana e qeverisë me në krye znj Vllahutin dhe deri te lajmet e rreme të krijuara po në zyrat e qeverisë.Që nga krijimi i partive të klonuara që i ka përgatitur që ti futë në zgjedhje kundrejt shpërblimit keshë me parat e kartelit dhe deri tek korruptimi i diplomatëve që janë akredituar këtu në Tiranë të cilët si askund tjetër i kanë hapur luftë në të gjitha drejtimet opozitës së këtij vëndi e cila ka marrë përsipër të luftoj për të mbrojtur demokracinë e nëpërkëmbur.
Sidoqoftë, qeveria e sotme realisht është, në arenën ndërkombëtare, në pozitën më të keqe që ka qenë ndonjë qeveri në Shqipëri në këta 26 vjet pluralizëm politik, kur ka pasur probleme me opozitën para zgjedhjeve. Dhe kanabisi, megjithëse është shkaku kryesor për këtë, është vetëm njëri prej shumë e shumë shkaqeve .
Nuk është e vështirë që të vihet re se kryeministri Rama, i cili luan blofin duke thënë se zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor me apo pa opozitën, ka frikë nga një fitore në zgjedhjet ku nuk merr pjesë opozita. Arsyeja është se shumicës parlamentare të montuar për zgjedhjet e ardhshme, i duhet pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje për të mbuluar me këtë sadopak imazhin e saj si parlamenti i hashashit. Tani është e qartë se shumica parlamentare e dalë nga mbi 1 milion “shuplakat”, siç ka gjasa ti quaj kryeministri Rama këto zgjedhje , ka pas çdo “shuplake”, gjatë këtyre katër vjetëve, minimalisht 100 rrënjë kanabisi për çdo “shuplakë”. Për mbi 1 milion apo më pak “shuplakat” e vitit 2017, ky bilanc do të rritet. Trafiku i drogës mbi të cilin është ngritur edhe kauza e opozitës do të vërshoj drejt Perëndimit dhe do marrë përmasa edhe më të mëdha se tani.Protesta paqësore e ditës së sotme, me performancen e saj shembullore, e shprehur fort në vullnetin e një populli të revoltuar ndaj kësaj qeverie e shpërndau më shumë mjergullën e krijuar në disa nga kancelaritë parëndimore nëpërmjet lobimeve dhe propagandës së lajmeve të rreme të Edi Ramës, të subvecionuara nga karteli i drogës .Në ditët në vijim rezistenca dhe puna e opozitës e ndihmuar sigurisht edhe nga faktori kohë do të bej të mundur të kuptohen më mire pretendimet e opozitës në lidhje me zgjedhjet e lira dhe mvartësia e tyre nga “ajzbergu ” i mbjelljes,korrjes dhe trasportimit të kanabisit. Kur droga ardhur nga Shqipëria që vërshon drejt Europës do hyj edhe në dyert dhe oborret e shtëpive të politikanëve dhe vendimëmarrësve të sotëm europian, me siguri, që ata do zgjohen nga gjumi i opiumit dhe do ta marrin live realitetin shqiptarë. Ka shumë arsye të kujtohen edhe për realitetin e shtrëmbëruar që i kanë bërë disa nga ambasadorët e tyre të akrdituar në Tiranë, të cilët për shkak të axhendës së tyre personale e kthyen cdo vogëlsirë në problem , por problemin e kanabizimit kapilarë të këtij vëndi e lanë në heshtje si një legjen urbane të opozitës deri sa tashmë i doli tymi .

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?