Kaubojsi – Ramës: Do të shkatërroj në Lezhë ty, bashkë me listën tënde të turpit

0

Eduart Ndocaj, i cili tashmë i është bashkuar opozitës, ka reaguar në Facebook kundër Kryeministrit Edi Rama.

Ndocaj i është përgjigjur Ramës për fotomontazhin e djeshëm që kishte bërë për Republikën e Re, ku kishte përfshirë edhe vet deputetin “kaubojs”.

Deputeti Ndocaj ka sfiduar Kryeministrin Rama se do ta mundë në Lezhë.

Ja se çfare shkruan në statusin e tij në Facebook, Eduart Ndocaj:

Dy fjalë shokut Rama për fotomontazhin e djeshëm ne faqen e tij zyrtare

Dje, Rama duke pasur pasion pikturën si unë, por edhe fotografinë, kishte bërë një montazh të radhës duke u tallur me “Republikën e Re” e në këtë montazh më kishte futur edhe mua.
Ramën, e falënderoj, sepse gjithmonë dëshmon interes e vëmendje për mua.
Ai më ka vlerësuar gjithmonë dhe vazhdon të më vlerësoj.
Rama ka disa merake të mëdha për mua:
1. Nga e gjitha lista e Lezhës, vetëm unë mbeta deputet deri në fund. Rama shëtit nëpër Lezhë me disa emra që nuk përfaqësojnë territorin dhe nuk kanë asnjë lidhje me territorin.
2. Rama duhet të marr guximin e tu kërkoj të falur lezhjanëve. Rama duhet të më kërkoi të falur mua, sepse nga 2013 e deri më sot tradhtoi premtimet e bëra në 2013.
3. Rama duhet tu kërkoi të falur Lezhjanëve, sepse i ka poshtëruar dy herë, me listën e turpit në 2013 dhe me listën e turpit në 2017
4. Rama duhet të kërkoi të falur Lezhjanëve për varfërinë ekstreme
5. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për kanabizimin
6. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për njollosjen me krimin
7. Rama duhet tu kërkoi të falu lezhjanëve për kriminalitetin
8. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për mopolizimin e pushtetit
9. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për talljen katër vjeçare
10. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për tradhtinë e madhe

E vetmja krenari e PS-së në Lezhë dhe jo vetëm, që nuk akuzohem për asgjë, që kam përfaqësuar me dinjitet qytetarët, që nuk i kam tradhtuar asnjëherë, jam unë.
Ndjehem krenar për misionin tim dhe kërkoj mbështetjen e qytetarëve për ta mundur Ramën dhe skuadrën e tij të turpit që s’ka asnjë lidhje me Lezhën dhe nuk përfaqëson lezhjanët!
Beteja e mia për demokraci dhe zgjedhje të lira kanë qenë edhe në 2013, kur Rama me shokët e tij fshihen pas pazareve me LSI-në
Në çdo moment kam përfaqësuar Lezhën dhe lezhjanët dhe ky është misioni im!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of