Nga Basir Çollaku/ Ku do të isha dakort me zonjën Bregu..!!!

Analize

Kritika e zonjes Bregu, me fjalen se PD eshte vetem, nisi dy dite me heret, me deklaraten e Hahn dhe sot njelloj pas protestes. Ne qendrimin e saj nder te tjera merrte ne konsiderate pak metra me boshllek te njerezve te cilet per pak minuta ishin te ngjeshur ne hije. Por kjo diku afer Ministrise se Brendeshme. Leksiku nuk dallon fort nga ai qeveritar, por kritikat e mendjet ndryshe jane shendet demokratik. Nese i jap te drejte zonjes Bregu, se PD paska mbetur vetem do pyes perse? Çfare nuk ju ka thene PD qytetareve nga punet e keqia, vjedhjet e grabitjet e qeverise, baterdine e droges, koncensionet, rrenimin e ligjeve..?!?! Nxjerrjen e krimineleve nga qeveria, administrata, parlamenti?? Me rezulton se e ka bere kete gje. Çka eshte dhe publike pafund here. Por me duhet te bie dakort me zonjen Bregu qe ne fakt eshte dakort me zotin Berisha dhe ky i fundit vete dakort me zotin Basha. PD, me sakte Basha ka lene pezull, ndoshta per arsye te nje situate politike te ngarkuar, nje debat te brendshem arsyesh te kostos se PD nga 2005 deri ne 2017. Si parti e madhe ka edhe mekate. Demokratet kur shprehen te pakenaqur, ata qe as kane konsumuar por thjesht kane pare e degjuar per pushtetin e partise se tyre, fajesojne ministrat dhe deputet e PD ne 8 vite. Ke me shume, e ke me pak. Nder kto ngjarje te gjithe jane fshehur pas Berishes. Ai ka marre persiper humbjen dhe fajesine e te tjereve. Fajesi ne te cilen ai nuk eshte aksioneri kryesor. Sepse ne mandatin e dyte te PD, sidomos ne dy vitet e fundit, plot pushtetare abuzuan dhe perdoren pushtet per vete e jo sherbyen per qytetaret. Kjo edhe duke genjyer Berishen. Kjo ngjarje e brendshme asnjehere nuk eshte thene e plote brenda PD. Kjo eshte kryepakenaqesia e demokrateve te cilet edhe ne kete tremujor proteste e kane lakuar gjate. Ka qe kane ikur? Po. Perse? Pyetja nis nga brenda PD per kedo.Zonja Bregu si ministre kohegjate dhe e fortinformuar per çka ngjare ne PD e jashte saj, e di fort mire, se kjo kosto eshte nje pjese e ftohte qe ende prodhon firo. Jo vetem une por kam degjur mjaft demokrate te citojne rrefenja ministrash se duhet te dilnin ne opozite se fundja duhen prishur per qejf ca para. Kjo rehati mbase kerkon dy mandate opozite, edhe kur qeveria e Rames di te flirtoje me dobesite e kundershtarit. Basha ka dhene shenja se nuk do tu ofroje votuesve mekate te konsumuara. Sigurisht ka dhe teprues apo servile ndaj Bashes, qe mundohen te tjetersojne episode. Si çdo parti edhe PD ka mijera here me shume votues se sa deputete, antare Kryesie, Keshilli Kombetar e Forumesh Drejtuese. Ndaj per te shtuar apo pakesuar demokratet, mbeshtetesit, duhet harmonizuar lidershipi, niveli i perfaqesimit. Nese Basha zgjedh ata apo ato, qe duan demokratet PD nuk rriskon te mpaket. Zerat e mendimet ndryshe jane nje pasuri politike ne çdo parti. Sigurisht pa lene menjane betejen e ashper me qeverine, beteje e pamjaftueshme dhe komike kur konsumohet me nje fjale, thjesht e keqe. Natyrisht edhe ne PD. Ndonese dakortesia dhe kundershtia ndaj Berishes ishin gjithnje heshtje, me Bashen ndodh ndryshe. Ai pranon dhe stimulon debat. Kjo sjell protagonizem qe duhet shoqeruar me sinqeritet dhe transprence. Secili nga politikanet e vjeter dhe te rinj ne PD, kushdo pretendon karriere, te perballet me program, projekt, alterntive. Nuk kujtoj ndonjerin qe ka dale konkretisht me ndonje draft te pretenduar si platforme qe i jep cilesi dhe besim te shtuar PD. Sigurisht te permiresohen edhe strukturat. Kritiket le ta thone hapur hallken jofunksionuese sipas tyre. Krahas kesaj nese demokratet, mbeshtetesit apo votuesit do te donin te dinin per çdo deputet, ish-minister, kandidat per deputet, kryetar Bashkie, kandidat te ardhshem, se si jane sjelle me pushtetin dhe parane, e konsumuar nga mandatet e marra nga PD, nuk duhet te ndihen ligsht e hatermbetur asnjeri. Ketu ne keto episode me shume hije per shume pushtetare te PD do te isha dakort me znj Bregu, dhe me 30 ministra e zevendesministra e plot drejtore, nese ajo dhe ato, do ta kerkonin kete vetting te brendshem. Kjo nuk do behej per te ndeshkuar ndokend, por per te qartesuar gjithkend. Nese do ishte gjueti ndeshkimi do jua bente Rama. Ai nuk e ben per dy arsye. Se pari se eshte plackites i pakrahasueshem me çdo pushtetar tjeter dhe se dyti me mire i hyjne ne pune te fshehtat e pabera publike se sa ato te bera. Gjithnje nese zonja Bregu dhe gjithe te tjeret te merakosur per PD, do ta benin kete..une do ta prisja si shume demokrate, me dakortesi te shtuar..Sepse demokratet kane falur gabime njerezore, shpesh me tepri, pranojne garen, sepse kane lirine ne ADN..

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?