Edhe vetë kazanët mediatik të Ramës zihen me njëri-tjetrin/ Bollino: Ishin 7600 protestues. Merua: Ishin 50 mijë

Protesta paqësore e opozitës është kryefjala e lajmeve të sotme. Aktualisht debati që po zhvillohet në mediat pranë qeverisë është për të gjetur numrin e saktë të protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Por, dëshira e madhe për të zbehur sa më shumë protestën e opozitës, ka bërë që edhe vet mediat e Ramës të ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Konkretisht, media pranë Qeverisë Rama, “Shqiptarja.com” e Carlo Bollinos në bazë të përllogaritjeve të veta matematikore ka dalë në përfundimin se në shesh ishin gjithsej 7600 persona.

Kurse, media tjetër qeveritare “Tema” ka nxjerrë si shifër 50 mijë protestues në bulevard. Një shifër shumë herë më e madhe se sa ajo e Bollinos. Edhe “Tema” ka bërë përllogaritjet e veta matematikore.

Tani pyetja që shtrohet është se cilën matematikë duhet të besojmë; atë të Carlos apo atë të Mero Bazes?

Megjithatë, ajo që ne kuptojmë nga këto dy lajme të njëjta por me përfundim të ndryshëm është fakti se Rama ka urdhëruar mediat pranë tij që të zbehin protestën me “kartën” e numrit të pjesëmarrësve, pasi dështuan me aludimet se do të kishte dhunë. /SYRI.net/

Mediat e Ramës përplasen me njëra-tjetrën/ Bollino: Ishin 7600 protestues; ‘Tema’: Ishin 50 mijë

 

Rezultate imazhesh për carlo bollino mero baze

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments