Nga Nikollaq Neranxi/ Të protestojmë për krizën ekonomike dhe sociale, jo për krizen politike!

Aktualitet

Për qepenat e bizneseve që mbyllen për ditë! Për taksat falimentuese! Për çmimin e lartë të energjisë! Për shërbimet e munguara dhe sigurinë e cënuar! Për kanabizimin e vendit dhe parate e drogës që krijojne biznese të reja dhe shkatërrojne ato që prej vitesh kanë respektuar rregullat e konkurrencës së ndershme te tregut! Për shkatërrimin që po i bën droga sidomos të rinjve shqiptarë! Për krimin që është ngritur në sistem! Për oligarkinë që po i merr frymën biznesit të ndershëm dhe po skllavëron çdo qytetar të këtij vendi, duke hequr mundësinë për të krijuar një shtresë të mesme! Për shqiptarët që po ikin, sepse ky pushtet tashmë gjeneron vetëm varfëri dhe depresion dhe fuqia blerese ka rene. Ka edhe të tjera, por besoj se kaq arsye janë mëse të mjaftueshme që nesër të dalim në protestë për të treguar se ne nuk mund ta pranojme këtë realitet. Ne e refuzojme diktaturën e re që kërkon të instalojë Edi Rama. Ju bej thirrje ti bashkohen protestes ata mijera anetare te Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise qe rrezuan ne Kushtetuese ligjet anti biznes te Rames dhe cdo tregtar te ndershem qe vuan per dite. Thuaji po protestës, jo si militant partie, por protesto kundër sistemit, protesto për vete dhe fëmiljen. Të gjithë bashkë kundër pushtetit të droguar kriminal! Nesër ne 12 në shesh!


Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise.

Fotografia e Nikollaq Neranxi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *