Nard Ndoka ka dy fjalë për Hahn: Duro edhe pak ditë dhe ke për të na përgëzu

Aktualitet

Përmes një statusi në Facebook,  Nard Ndoka i është përgjigjur letrës së hapur të eurokomisionerit Johannes Hahn për krizën politike në Shqipëri.

Ndoka shkruan se beteja e opozitës bëhet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të garantuar lirinë e votës.

Ja çfarë thote në statusin e tij, Nard Ndoka:

Kumti i Hahn per Ramen e Meten!

Kriza politike në vend është tipike “alla shqiptare”, që nuk mund të kuptohet as perceptohet nga Hahn, as nga disa politikane të “europianizuar” shqiptare.

Kriza nuk lindi nga opozita, kriza nuk lindi në një ditë, kriza nuk mund të jete jetime, por tashmë po rritet nga arroganca e qeverise, nga mungesa e dialogut e konsensusit politik.

Kriza ka dy pale, poziten dhe opozitën, pozita e ka zgjedhur rrugën e saj: zgjedhje midis dy partive te majta (PS-LSI), konkurim primitiv kush parti do dale force e pare, e vetmja alternative që degjohet sot!

Opozita nuk është vetem PD, por disa parti qe perbejne sot mozaikun e pluralizmit tek e djathta, qendra dhe me shumë.

Pse nuk jemi sot NE, me qeverine (PR, PDK, LZHK, PAA, PBDNJ, AK, PLL e PBK)?!

Qeveria na ka ofruar shumë “privilegje” në qeverisje e në “natyre”, disa nderkombetare na ofruan më shumë mandate në Kuvend pa PD-në!

Ofertat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë maksimaliste, madje edhe një deklarate kundër PD, Bashës e Berishës e ka një çmim, madje jo të vogël!
Ne kemi zgjedhur standardet, kauzën e votës së lirë, NE nuk kemi zgjedhur PD-në, se shpesh jemi rreshtuar edhe kundër saj pikerisht për standardet e votën, por sot jemi me Bashen dhe do vazhdojme ta mbeshtesim me një kosto pragmatiste elektorale per NE më të vegjlit, por duke fituar politikisht dhe moralisht perballe të pamoralshmeve Edi Rama e Ilir Meta!

I dashur Hahn të mirëkuptojmë, duke qenë të vetëdijshëm që ti nuk mundesh të kuptosh realitetin shqiptar, as intrigat e Rames, as të Metes, as të europarlamentarëve shqiptare!

NE i kemi dalë për Zot kauzës, që krizën politike ta kthejmë në liri për të gjithë.
Durim edhe pak ditë Zoti Hahn, do të shohësh, se kriza do të zgjidhet me përgjegjësi kombetare dhe me axhende, qe Ju do ta përgëzoni vetëm per pak javë!

Lirinë e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë vetë, kjo është sfida midis partive të zhytura në korrupsion dhe afera e nen efektin e dehjes nga kanabisi nga njera anë dhe ‘Republikës së Re’ që po tenton lirinë dhe respektin për të ardhmen tonë kombëtare Euroatllantike!

Më mirë 4-5 muaj në krizë, se sa 8 vite nën një pushtet “alla Erdogan apo Putin”!

Me shumë respekt per Ju, i dashur Hahn, i sigurtë që kumti Juaj do të na ndihmojë për të shtuar dozën e qetesisë ndaj kundërshtarëve tanë politik, te cilët janë kthyer në një pengesë serioze per lirinë e të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë!

 

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?