Basha për Hahn: Europa s’ndëshkon, as nuk ngre në pushtet kriminelin

Aktualitet

Pasi eurokomisioneri Johannes Hahn bëri publike një letër ku dënonte bojkotin e zgjedhjeve të 18 qershorit, kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur pasditen e sotme nga çadra e lirisë.

Basha theksoi se momentalisht në asnjë vend të Europës nuk protestohet me kaq ngulm sa në Shqipëri për të mbrojtur të drejtën e votes dhe zgjedhjeve të lira.

“Në asnjë cep të kontinentit europian nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat e Europës se në këtë shesh të lirisë. Europa e vlerave është Europa e zgjedhjeve të lira. Pa to nuk kishte për të patur kurrë Europë.

Europa e vlerave është Europa e shtetit ligjor që nuk ndëshkon të pafajshmin dhe nuk ngre në pushtet kriminelin. Europa e vlerave është Europa e demokracisë së vërtetë, jo me votime moniste. E c’tjua them unë juve këto, ju i dini këto shumë mirë, madje më mirë se ndonjë evropian”, u shpreh Lulzim Basha duke shigjetuar eurokomisionerin Hahn.

Më herët eurokomisioneri Hahn në letrën e tij është shprehur se dënon çdo bojkot të zgjedhjeve të 18 qershorit, dhe se drejtuesit e saj do të mbajnë përgjegjësi.

“Le të jemi të qartë: Drejtuesit do të mbajnë përgjegjësi nëse ata përpiqen të pengojnë aspiratat legjitime të shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

BE do të ndjekë dhe do të monitorojë nga afër procesin elektoral dhe ç’është më e rëndësishme: ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, mbyll letrën Hahn.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?