Nga Namir Lapardhaja/ Mendësia komuniste që nuk u hoq dot kurrë

Diku nga viti 2000, ndërkohë që isha ende në shkollë të mesme, nuk e di se si për dreq një shoku im i klasës u konfliktua, krejt rastësisht, me një djalë tjetër. Në atë konflikt isha krejt pa lidhje, veçse shoqërues i shokut tim të klasës për në shtëpi, meqenëse shtëpitë i kishim shumë afër. Ndërsa ecnim të dy pas konfliktit, për t’u ndarë gjithsekush në rrugë të vet, qëndruam përpara portës së shtëpisë sime për një kohë relativisht të shkurtër, vetëm se kur na vjen aty një goxha burrë, i irrituar dhe i acaruar, i cili nuk merret hiç me shokun tim, meqenëse ai kishte qenë pjesë e sherrit, dhe jo unë, e më hidhet direkte: “U bëre ti djali i kulakut të zihesh me nipin tim?!” dhe filloi t’i binte me shkelma portës së shtëpisë sime private, duke hingëllirë: “Oooooo kuuuulaaaak!!!”
Ishte viti 2000. Më vonë e mora vesh që ky goxha burrë paska qenë xhaxhai i atij djalit, që u zu ai shoku im, të cilin unë edhe sot e kësaj dite as nuk e njoh as nuk e kam idenë se cili ishte.
Kuptohet që burrin në fjalë e fiksova mjaft mirë, dhe nëse dikujt i ngel një shenjë nga fëminia, kjo është një ndër to.
Ky detaj më erdhi sot ndër mend kur im atë më tregonte pak më parë se xhaxhai im qenka konfliktuar me një person, që na ka qëlluar ta kemi komshi në disa prona të përbashkëta diku në periferi të Beratit. Për të mos iu futur më tej sherrit se si e se qysh, ajo që më bëri sërish përshtypje është se ai tjetri, mes sharrjeve në adresë të tim ungji, i paska thënë sot, më 11 maj 2017, ora 11:15 paradite, në Berat: “…O nipi i Jakup Shalsit*….! O kulaku i mutit! U bëre ti kulak…! etj., etj.”
Komente më tej nuk kam.

*Jakup Shalësi ka qenë komandant i Ballit Kombëtar në zonën e Beratit. Daja i tim ati.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author