Nga Armand Maho/ Kadare i gjunjëzuar??? Mbaje veten Ismail bej!

Aktualitet

Mbaje veten Is, apo Smajl si ke qejf ti me te thirre! Sben njeriu keshtu! Kaci pergjigjet vete per gjerat e veta, ashtu si pergjigjesh dhe ti per gjerat e tua. Se je shkrimtar i ketyre trojeve, sdo me thene me na vene te gjitheve ne shpine keto marrina… Normal ti sben dot pa qene i perkedheluri i oborrit, dhe gjete rastin, gjete momentin per te dhene sinjalin qe se ke harruar birin tend piktor, qe te sajdis here pas here. Por duhet ta dish o gjeniu yne i letrave se Romana sot eshte neser iken, sic iku dhe paraardhesi isaj Etore Sequi, dhe zyrtaret ate pune kane te gjykohen te shahen e peshtyhen nga njera apo tjetra pale. Po te shkosh me kete mendje ti paske per te bere gjunjet cope mer Is, duke ju ul ne gjunje sa njerit apo tjetrit dhe per moshen tende kjo sben. Po kur te vije ndonje burre mbas Vlahutinit cdo besh? Kupton sa ne nivel banal ke rene? Pse ti do ja mbash doren njerzve, se cfare shkruajne per aksh zyrtar, i huaj apo vendit qofte. Dhe del ti ismail, ( e ve ne dukje qe je shkrimtar i njohur) e i kerkon falje Romanes!!!. E kerkove vete apo ta kerkuan qe ta kerkosh. Si atehere ne 2011, kur i kerkoje njerit kandidat te terhiqej qe mos humbte vendin ne bashki i preferuari yt. Jane lojra te hershme qe i ke qejf ti besh here pas here ti Ismail. E dime qe e ke qejf fjalen e lire, por vetem sipas midese tende. Pra kur e thua ti ajo eshte e lire, se kur e thone te tjeret eshte shantazh apo turp. Ulu ne gjunje para Vlahutinit Ismail bej ulu dhe mire ben! Ulu para kujtdo qe te hedh ndonje kocke, o gjeniu i letrave shqipe, por mos merr mundimin te flasesh ne emer te gjithe shqiptareve!

Rezultate imazhesh për kadare vlahutin

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?