Babë e bir kandidatë pë deputetë. Baba kandidon në Shkodër, djali në Tiranë

Partia Kristian Demokrate, e drejtuar dikur nga Mark Frroku, tashmë është nën kryesimin e Dhimitër Muslisë.

Ky i fundit ka vendosur të regjistrojë partinë e tij në zgjedhjet e 18 qershorit, duke paraqitur edhe kandidatët për të gjitha zonat elektorale.

Nga një vështrim e listës së PKD-së, është konstatuar një fenomen që rrallë ndodh në politikë që përveç emrin të tij, Dhimitër Muslia ka regjistruar edhe të birin si kandidat për deputet në zgjedhje.

Por a është ky një veprim në mungesë të gjetjes së një kandidati apo një dëshirë e kreut të PKD-së që edhe djali i tij të ndjekë rrugën e babait kjo është e paqartë.

Por fakt është se Dhimitër Muslia kryeson listën e PKD-së në Qarkun e Shkodrës, ndërsa djalin e tij, Mikel Muslia e ka renditur të 10-in në listën e kësaj partie në Qarkun e Tiranës.

Partia e ish-deputetit Frroku tashmë e drejtuar nga Dhimitër Muslia është në aleancë me PS-në.
Në fotot e mëposhtme mund të lexoni listat e Kandidatëve të PKD-së për deputet në Shkodër dhe në Tiranë/Shqiptarja.com/

 

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments