Arrestohet Kastriot Myftaraj vetëm pse shkruajti në profilin e tij kundër Romana Vlahutin

Aktualitet

Publicisti Kastriot Myftaraj, 51 vjeç është arrestuar pak para mesnatës së djeshme në flagrancë nga ana e Policisë së Tiranës. Kanë qenë oficerët e antiterrorit që e kanë arrestuar Myftarajn në banesën e tij.

Burime nga policia kanë shpjeguar për SYRI.net edhe detaje në lidhje me arrestimin në flagrancë të Myftarajt.

“51-vjeçari Myftaraj me profesion jurist dhe gazetar është ndaluar pasi në faqen faqen e tij zyrtare në facebook, ka botuar një shkrim ku bën thirrje publike për veprime të dhunshme, fyerje e ofendime ndaj Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin”, thanë burime nga policia për SYRI.net.

Neni 223

Thirrjet publike për veprime të dhunshme

Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Image

Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?