Të dërguarit e Kongresit Amerikan zbarkojnë nesër në Shqipëri për të hetuar lidhjet e George Soros

Syri.net raportoi dje së një delegacion prej 15 personash të Kongresit amerikan do të nisen për një mision urgjent në vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ky delegacioni udhëhiqet nga kryetari i dhomës së drejtësisë në Kongresin amerikan, republikani  Bob Goodlatte.

Syri.net mëson nga burime konfidenciale se delegacioni i zyrtarëve amerikanë do të mbërrijë nesër në Shqipëri.

Qëllimi i delegacionit të kongresit amerikan është të hetojë nëse në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit vazhdon favorizimi i kohës së ish-Presidentit Barack Obama dhe nëse ka ndikime politike të filantropit të majtë George Soros.

Hetimi i këtij delegacioni për ndikimet e George Soros raportohet se është i pavarur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por nuk janë dhënë të tjera detaje për shkak të sigurisë.

Pas Shqipërisë, zyrtarët amerikanë do të shkojnë edhe në Greqi, Bosnje, Maqedoni, Kosovë dhe Itali për të hetuar ndikimet e Soros./SYRI.net/

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments