Nga Arian Galdini: Replikë me Pandeli Majkon

Pak drite per dhunen si Sundim dhe vetembrojtjen si Parim.

I dashur Pandi,

Republika e dhunes nuk lind nga qendresa por nga mbingarkesa. Kur pushtetet mbushen plot ato nuk mbajne me, sepse para se te kene vetedijesim per cka mund te bejne, rendin tek zgjidhja e shtimit te fuqise se muskujve te tyre.
Kete gabim e kane bere te gjithe ata qe e kane qeverisur Shqiperine ne keto 27 vite. Ngahera kane qe me teper te ndergjegjshem per pushtetet qe nuk kishin sesa per ato qe kishin.
Keshtu kane nisur te ankohen e kelthasin per reformizmin qe pengohet nga numrat.
A nuk jane numrat dhune?
Reformizmi si arsyetim numrash a nuk eshte dhune?

Si eshte e mundur, qe pak, shume pak eshte shqyrtuar mundesia e Reformizmit si Pakt Kombetar politik mes te gjitha paleve?
Ne keto 27 vite kemi patur konsensus negativ te udheheqesive, por pothuajse pak ose shume pak Pakte te medha kombetare, transparente dhe te dlira.
Kur ka konsensus negativ, ka gjithmone nje me te forte qe ofron indulegjenca per te tjeret, ndersa sundon mbi te gjithe derisa ti vije rradha pales tjeter.
Kur ka Pakt Kombetar, nuk ka asnjehere nje te Fuqishem qe terheq zvarre, mund apo administron te tjeret. Pakt Kombetar do te thote jo ushtrim numrash, por barazi ne Parime, Pergjegjshmeri e Qellim-mbaresi.
Nuk ju pelqen gjuha e Bashes?

Ju duket e dhunshme terminologjia e tij?

Atehere beni nje analize ligjerimi e mendimi politik te Edi Rames dhe pushteteve qe flasin me goje Ministrash, Deputetesh, Kanabistesh dhe Horrash te shnderruar ne Operatore Politike dhe Elektorale.

A ka mekate e gabime, Opozita e sotme si Qeverisje e djeshme?
Pa asnje diskutim qe po. Kemi shume mekate, gabime, e madje edhe me teper se kaq po te doni. Po ka edhe krime te kryera me apo dijeni gjate qeverisjeve tona, qe na rendojne e donte na rendojne, sa te jemi gjalle, mbi ndergjegjet tona.
A e kemi tradhetuar ne publikun, qytetarin, demokracine dhe lirine, gjate koheve te qeverisjeve tona?

Po, patjeter qe po. Nuk ka asnje medyshje qe po.

Kemi mekatuar, gabuar, kemi bere krime e kemi bere tradheti ndaj vlerave te demokracise dhe ndaj qytetareve shqiptare qe na kane besuar.

Per kete kerkojme falje plot pendese. Kerkojme falje per cdo lendim, zhgenjim, keqberje e viktime qe kemi shkaktuar.
Jeta eshte e tille qe disa gjera nuk i kthen me mbrapsht. Fate njerezore jane percaktuar, jete njerezore kane pesuar, vite kane ikur, lot e dhimbje jane shkaktuar.
Jemi pergjegjes per te gjitha keto. E marim pergjegjesine te plote per gjithcka. Andaj kerkojme falje para cdo qytetari shqiptar per te gjitha ligesite qe kemi bere, e per cdo te keqe qe kemi shkaktuar.
Mbi kete bazament, nuk mund te lejojme qe te denohet, gjykohet, shperfillet, poshterohet apo asgjesohet e gjithe bashkesia jone politike.
Ne te gjithe kerkojme falje ne emer te te gjithe neve, para cdo qytetari shqiptar.
Ama jo te gjithe ne jemi fajtore, pergjegjes apo te implikuar ne keqberje.
Bashkesia jone politike, kerkon dhe meriton te jete ne skenen politike shqiptare si perfaqesuese e pjeses me te mire nder ne.
Asnje organizem, as nje bashkesi, asnje strukture politike nuk eshte vetem aq e ashtu si duket.
Shumica morale meriton dhe vepron energjikisht per te qene e perfaqesuar ne nivelet te larta te vendim-marrjes dhe politikeberjes.
Por Shumica Morale e nje bashkesie politike, nuk mund te perfaqesohet askund, kur Pushtetet bejne gjithe sa eshte ne mundesite dhe fuqite e tyre per ta zhbere fare bashkesine.
Me pak fjale, Qeverisja e Mafias Estetike, po perdor ‘fajtoret’ nder ne, si arsyetim logjik dhe politik per te zhbere e asgjesuar te gjithe bashkesine tone.
A nuk eshte dhune kjo?
Ju si Shumice Qeverisese, nuk jeni te gjithe ‘fajtore’. Ne nuk e bejme gabimin e madh te perfshirjes se te gjithe juve ne Kazermen Luksoze te Qeverisjes se Mafias Estetike.
Cdo berr varet nga kembet e veta. Fajesite dhe keqberjet, edhe kur ndodhin nga pushtetare e pushtete te votuar, kane megjithate emra personale.
Vereni pak c’trajektore ka ndjekur Qeverisja e Mafias Estetike te cilen ju e votoni, por nuk jeni pjese e saj.
E nis si perjashtuese e Opozites nga Reforma Territoriale dhe e permbyll si cberese e Opozites nepermjet nje kllounade elektorale.

A nuk eshte kjo dhune?

Sipas jush, bashkesia jone politike si Opozitare, duhet te qendroje si gjinkalle kendonjese ne Feudin tuaj politik qe te quhet insekt bezdises por i nevojshem,e qe ju ta konsideroni si te paqte?
Apo duhet te ngreje krye ne emer te te gjithe njerezoreve te ndershem e te paster ne kete vend, te cilet nuk mendojne e as besojne si ju, por qe e duan Shqiperine sinqerisht e meritojne te jetojne ne kete vend denjesisht dhe drejtesisht?

Ju po marrshoni drejt fuqizimit te muskujve te pushteteve tuaja.
A nuk eshte kjo dhune?

Ne jemi ne qendrese, jemi ne vetembrojtje, e jemi te vendosur per te ngritur krye.
E kjo ju duket dhune?

Tani qe po shkruaj keto rradhe po degjoj Kryetarin tend Edi Rama, qe ben Fushate Elektorale ne Berat.
Ai po ben zgjedhje me 15 parti te Koalicionit te tij Qeverises.
E megjithate fjalimi i tij eshte vetem kunder Opozites.

A nuk eshte kjo dhune?
A nuk eshte dhune te harxhosh parate publike, kohen televizive publike, per zgjedhje pa konkurente, e te shash e mallkosh Opoziten qe nuk eshte pjese e kllounades elektorale?
A nuk eshte dhune te besh fushate elektorale kunder nje pale qe nuk eshte fare pjese e zgjedhjeve?
A nuk eshte dhune te gezosh e festosh elektoralisht, se pala qe nuk eshte regjistruar ne zgjedhje, nuk do te jete me si me pare?

Kjo eshte dhuna e vertete, e tjeterllojshme, prej Qeverisjeje te Mafias Estetike.
Kjo eshte dhuna qe shton e rrit pushtete, e asgjeson bashkesi politike.
Kjo eshte dhuna e shprehur ne numra, ndertuar mbi kinse reformizmin qe mer zvarre te gjithe te tjeret.
Kjo eshte dhuna e Qeverisjes si Sundim.

Ne si Opozite, po flasim ashper sepse nuk mund tju kendojme si gjinkalla.
Jemi njerezore, e duam bashkesine tone, sepse e ardhmja e ketij vendi ka nevoje per Opoziten dhe bashkesine tone, ne dac quajeni PD, ne dac quajeni Koalicion Opozitar.
Nuk po ngreme dhune. Nuk duam dhune. Nuk po pergatisim dhune.
Perkunderazi. Po flasim ashper e organizohemi si trupa njerezore qe te mos lejojme te na asgjesoje Qeverisja e Mafias Estetike.
Dhuna po na vjen nga lart, pra nga Qeveria, ne shume forma e instrumenta.
Ne nuk mund te rrime duarkryq e tju themi shetiteni doren qe ta shperndani barazisht goditjen.
Vetembrojtja eshte parim qe me dhunen ka aq lidhje sa ka kercimi me renien e daulles…
Nese ne po kercejme eshte dinjiteti yne qe po ngre krye.
Mos u trembni nga daullet. Renia e.daulleve nuk eshte kushtrim lufte.
Kur ngre krye Opozita, renia e daulleve eshte thjesht thirrje bashkimi per te gjithe ata qe nuk duan tju lejojne juve qe tua vrisni Bashkesine.

Shpresoj shume qe si ish Kryeminister, ti Pandi te gjesh kurajon dhe urtesine ti kerkosh Kryetarit tend qe te mos shpalle armik cdo dinjitetkerkues qe po bashkohet per te mos lejuar shuarjen e Opozites.
13 maji do te jete nje sprove e madhe per ju dhe per ne.
Ju keni Qeverisjen, ne kemi Protesten.
Qeverisjet qe shpallin armike Protesten, jane dhuna me e madhe qe mund te ekzistoje mbi nje vend.
Protestat qe shpallin armike qeverisjet e keqija, nuk jane dhune, jane detyrim dhe pergjegjesi qytetare.
Faleminderit per durimin nese me lexon.

Miqesisht yti,

Arian Galdini

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments