Lindita Halimi në gjysmëfinalen e parë të Eurovision

Kulture

Sonte, në orën 21.00 në Kiev të Ukrainës mbahet gjysmëfinalja e parë e Eurosong, ku do të këndojë edhe pëfaqësuesja e Shqipërisë Lindita Halimi.

Dje, të 18 konkurrentët e natës së parë kanë kënduar para jurive kombëtare me 5 anëtarë të cilët i kanë ndjekur nga vendet e tyre, me anë të një linku të paaksesueshëm për publikun dhe kanë votuar dhjetë vendet e para me 1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 10 e 12 pikë. Ky vlerësim do të përbëjë 50 për qind të votave. Pjesa tjetër do të plotësohet me anë të televotimit.

Sot, shfaqja do të transmetohet live dhe publiku ka mundësi të votojë po sipas sistemit nga 1 në 12 pikë për këngët e preferuara duke dërguar kodet e tyre që do shfaqen në ekran gjatë transmetimit, në numrin që do të bëhet publik në çdo kanal zyrtar që e transmeton Eurovisionin.

Lindita Halimi do të këndojë e katërta nga 18 shtetet e gjysmëfinales së parë. Spektatorët nga territori i Shqipërisë nuk mund të votojnë për Lindita Halimin, por gjithë shqiptarët që banojnë në një nga 18 shtetet pjesëmarrëse në garë dhe tre nga gjashtë shtetet që kualifikohen drejtpërdrejt në finale, këngët e të cilëve do të prezantohen shkurtimisht sonte, mund të votojnë.

Shtetet pjesëmarrëse janë

Suedi

Gjeorgji

Australi

Shqipëri

Belgjikë

Mali i Zi

Finlandë

Azerbaixhan

Portugali

Greqi

Poloni

Moldavi

Islandë

Republika Çeke

Qipro

Armenia

Sllovenia

Lituania

Në finale do të kualifikohen 10 këngët me më shumë pikë që do të shpallen që sonte pas konkurrimit.

Nga 18 shtetet gjysmëfinaliste do të votohet.

Edhe 3 nga shtetet e kualifikuara paraprakisht Sapnjë, Itali, Britani e Madhe do të paraqiten gjatë mbrëmjes dhe do të votojnë në gjysmëfinalen 1.

Çdo shtet ka një juri kombëtare që ka votuar dje.

Çdo shtet do të televotojë në numrin që do të shfaqet në ekran, të cilat do të përmblidhen në një  set 1,2,3,4,5,6,7,8,10 dhe 12 pikësh.

Specifikisht sesa pikë ka fituar çdo shtet do të shfaqet të shtunën në natën finale.

Televotuesit dhe juritë kombëtare kanë të njëjtën peshë në votim.

Duke pasur parasysh, që votimet gjithmonë kanë anën e tyre gjeopolike, kjo natë e parë e favorizon Shqipërinë sepse mund të votohet nga Greqia dhe Italia ku ka shumë shqiptarë./Class

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?