Arben Ahmetaj tall trapin/ Premton edhe 220 mijë vende të tjera pune nga Kongresi PS

Aktualitet

Plot 220 mije vende pune premtoi sot Ministri Ahmetaj. Shifra u tha në një atmosferë spektakli, siç është Kongresi i PS. Nuk kuptohet për çfarë lloj vendesh pune flet Ahmetaj dhe nëse është këshilluar me kryeministrin para se të bëjë këtë premtim. Me një deklaratë të tij për vendet e reja të punës, ai jo vetëm rrezikoi postin e ministrit, por edhe nxorri si gënjeshtar kryeministrin. Kjo sepse, Ahmetaj kishte deklaruar se në mandatin e parë u mbajt premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Edi Rama në emisionin Të Paekspozuarit tha se kjo nuk ishte e vërtetë. Kur i vunë para deklaratën e ministrit, Rama u vu në vështirësi. Kryeministri llogariti 183 mijë vende të reja pune në sektorin jobujqësor dhe të tjerat në sektorin bujqësor.

Kur flasin për vende të reja pune, socialistët flasin për atë që e quajnë konceptin europian të vendeve të punës. Një vend pune mund të ketë ekzistuar më parë, por regjistrohet në shtet, atëherë llogaritet si një vend pune i ri.

Rezultate imazhesh për arben ahmetaj vlahutin

Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?