Plot 37 ton drogë e llojit Kaptagon/ Kapet droga e terroristëve të ISIS në portin e Genovas

Bota

Policia italiane sekuestroi një sasi të jashtëzakonshme droge të llojit Kaptagon në portin e Genovas. Bëhet fjalë për 37 ton me vlerë tregu 75 milionë euro.

Bëhet fjalë për një lloj të veçantë droge, një përzjerie amfetamine e teofiline, duke i dhënë asaj një efekt shumë herë më të fuqishëm se lëndët narkotike të zakonshme. Për këtë arsye përdoret gjerësisht nga militantët e Shtetit Islamik, për sulme terroriste në Europë por edhe gjatë luftimeve në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme e më gjerë.

Pikërisht për ta dyshohet se ishte e destinuar një sasi e tillë rekord. Hetuesit thanë se droga e prodhuar në laboratorët italianë po transportohej drejt Libisë. Grupi terrorist Shteti Islamik ka nën kontroll shumë zona të këtij vendi. Prej andej, xhihadistët do t’ua shpërndanin militantëve të tyre edhe në zonat e tjera që kanë nën kontroll.

Siç thonë hetuesit italianë, Kaptagoni shitet me një çmim të ulët në tregun afrikan, 2 euro për tabletë. Të ardhurat përdoren për të financuar terrorizmin. Për efektin e saj të fuqishëm, luftëtarët e armatosur e përdorin si për të shtuar rezistencën fizike ashtu edhe kapacitetin mendor, veçanërisht për të larguar frikërat dhe për ti rezistuar momenteve të tmerrit që përjetojnë në zonat e konfliktit.

Zbulimi dhe konfiskimi i kësaj sasie të pazakontë Kaptagoni u arrit falë bashkëpunimit të Guardia di Financës dhe agjencisë amerikane për luftën kundër drogës DEA.

 vlcsnap-error782
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?