Basha: Ata që i shesin drogë fëmijëve do t’i asgjësojmë

Aktualitet

Lulzim Basha ka paralajmëruar shpërndarësit e kanabis sativës në vend, se në Republikën e Re do të ketë dënime shumë të ashpra ndaj tyre.

Gjatë fjalës së tij në çadrën e opozitës, Basha i vuri theksin fenomenit negativ të shitjes së drogës nëpër shkolla.

Me fjalë të ashpra, Basha kërcënoi shpërndarësit e kanabisit që të heqin dorë nga shitja e drogës nëpër shkolla.

“Nuk do të ketë asnjë investim më të rëndësishëm për shqiptarët, sesa shkolla për fëmijët. Nuk do të ketë kurrë me drogë për fëmijët, ndryshe e pret burgu i gjatë dhe i vështirë. I bëj thirrje, kriminelëve që helmojnë fëmijët shqiptarë, hiqni dorë, se e zeza do ju pijë! Do t’i dënojmë njëlloj si ata që i drejtojnë pistoletën policit, edhe ata që i drejtojnë drogën fëmijëve. Do t’ju asgjësojmë”, tha kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?