Hakerat publikojnë mijëra dokumente private të Macron

Një skandal i madh ka përshirë kandidatin presidencial, Emanuel Macron vetëm një ditë para zgjedhjeve, pas publikimit të nje sërë dokumentesh private të politikanit francez

Stafi i Macron se ka deklaruar se ka qenë shënjestër e një “sulm masiv kibernetik”.

Anëtarët e stafit që kanë punuar për fushatën e Macron thanë se hakerat kshin përzier fotografi  të vërteta me disa të rreme në mënyrë që të ngatërronin njerëzit.

Ishte e qartë se hakerat kërkonin të dëmtonin Macron para votimeve të raundit të dytë, të dielën, raporton “BBC”.

Kandidati i qendrës do të përballet me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Dokumentet u publikuan në një faqe interneti, vonë mbrëmjen e të premtes.

Kampi i Macron dënoi sulmet kibernetike, pak minuta para mesnatës kur përfundoi periudha zyrtare e fushatës.

Rreth nëntë gigabajt të të dhënave janë postuar në internet nga një përdorues anonim.

Detajet janë të paqarta deri më tani, por lëvizja e zotit Macron tha se ishin publikuar  dokumente të brendshme të fushatës, emailet elektronike dhe të dhënat financiare.

No Comments on "Hakerat publikojnë mijëra dokumente private të Macron"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *