Tërheqja nga Kavaja/ Përralla e Ramës me destabilizimin e vendit

Aktualitet

Edi Rama nuk ka gjetur ndonjë justifikim më të mirë sesa të thoshte se po tërhiqej nga Kavaja për hir të stabilitetit të vendit. Imagjinata e propagandistëve të tij nuk ka shkuar shumë më larg se ajo e kohës së Ramiz Alisë, që thoshte se 2 Korriku dhe ngjarja e ambasadave u shpikën për të destabilizuar Shqipërinë dhe për të ndihmuar serbët të shtypnin Kosovën. Ajo nuk ka qenë dot as më inteligjente se paranoja e të ndjerit Gazidede, që qe akuzonte socialistët se po destabilizonin për hir të lobit grek. Ajo nuk konkuron dot as me inteligjencën e Fatmir Mediut që pretendonte se Gërdecin e shpërthyen armiqtë e kombit për të penguar futjen e vendit në NATO.

Këtë gogol anti- shiptar ka përsëritur sot edhe Edi Rama: “Një pjesë e shohin 7 Majin si diten kur shteti duhet të tregojë se si vendoset ligji. Disa të tjerë kanë frikë prej pasojave të një konflikti që synohet të provokohet në Kavajë për te nxitur destabilizim ne Shqiperi. Ka nje plan per destabilizim te vendit. Dhe cadra eshte ngritur pikerisht per kete arsye dhe kjo nuk eshte me hamendje”, tha sot Rama.

Dhe nga meraku se mund të dukej si frikacak ai ka veshur kostumin e përhershëm të pelivanëve politikë, atë të patriotit, që më shumë se interest e pushtetit vë ato të Shipërisë. Pra ai është heroi që u tërhoq nka Kavaja, për të prishur planet e atyre që duan të destabilizojnë Shqipërinë. (Lapsi.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?