Nga Ilir Kadia/ AJO

Shkrime

Më kerkoi te pinim nje kafe. Do ma jepte ajo. Më tha se i pelqente shume statuset e mija. Prej tyre tha se jetonte sadopak me Shqiperine te cilen, tha, se thuajse e kish harruar pas njezet e pese vjetesh jete ne Perendim. Kish bere nje liste me miq fejsbuku dhe desh me disa syresh gjate dy jave te qendrimit ne Tirane te pinte nje kafe.
Aman, me trego te degjoj live nje nga ato humoret e tua. I ke shume te bukura në murin tend, më tha kur iku kamarieri.
Mua me shkoj mendja menjehere tek ajo historia e atij shqipetari qe u zbua nga Anglia per mungese dokumentash pas dhjete vjetesh qe kish jetuar atje dhe qe natyrisht ish bere “anglez”.
Hë,hë si eshte kjo histori?!- kerkoi ajo te dije me ngulm.
Ai bleu ne Tirane nje pasaporte polake. Ti e di qe polaket nuk kane nevoje per vize ne Angli. E mire! Zbriti ne Hithrou dhe shkoi ne radhen e shtetasve te BE. I tregoi pasaporten nepunesit te aeroportit dhe ai beri nje cope muhabet me te me anglishten e tij perfekte. Kur kish bere tre -kater hapa degjoi nepunesin anglez ta therriste. U kthye dhe i shkoi ne banak. Te lutem, me ndihmo!-i tha ai. Ky djaloshi nga vendi yt nuk di anglisht. Ma perkthe cthote! Ç’kena vellajo, i Kosoves apo i joni je?!-e pyeti ai polakun. Polaku ngriti supet. Nuk eshte polak!-i tha ai nepunesit anglez. Dhe iku!
Une prisja qe ajo t’ia plaste te qeshures duke perplasur kembet. A makar te vinte buzen ne gaz e te me thosh se e dinte kete histori. Por ajo ndali ne vend, vuri doren ne goje sikur te kish degjuar nje lajm te dhimbshem dhe tha vetem nje fjale: E tmerrshme!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?