Luleshtrydhja e egër, fruti plot magji dhe efektet e saj

Shendet

Luleshtrydhja e egër ka emrin botanik të Fragaria Vesca. Popuj të ndryshëm e njohin atë si luleshtrydhja alpine, luleshtrydhja e maleve, luleshtrydhja e egër, luleshtrydhja e druve apo e pyjeve.

Nga Agroweb

Në Shqipëri rritet në zonën e dushkut e të ahut, në toka të kultivuara. Në Pukë gjendet më me shumicë në Tërbun, Livadh-Hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-Dardhë, etj. Luleshtrydhja e egër, dikur njihej si një barishte terapeutike. AgroWeb.org ju tregon se të gjitha pjesët e kësaj bime, përfshirë gjethet, rrënjët, kërcelli dhe fruta përdoren për të kuruar disa çrregullime. Rrënjët e bimës së luleshtrydhes së egër janë përdorur kundër diaresë, ndërkohë që kërcelli për të shëruar plagët. Në anën tjetër, frutat përdoreshin për qetësim. Luleshtrydhja e egër është një bimë përherë në rritje. Ndonëse shtatvogël në trup, kjo bimë ia arrin të durojë edhe ngricat. Ia vlen të përmendim se gjatë verës, alpinistët që i ngjiten lartësive gjejnë tek luleshtrydhet e egra, pushimin e merituar. Aroma e tyre i ngjan trëndafilave. Botanikët e shekullit të 17-të, shpreheshin se luleshtrydhet kishin një efekt qetësues për mëlçinë, shpretkën dhe gjakun, madje edhe stomakun e lënduar. Në të njëjtën kohë, frutat shuajnë edhe etjen. Në shekullin e 20-të, çaji i luleshtrydhes së egër përdorej si tonik, kundër diaresë por edhe për gargare për fytin e acaruar. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, shumë përdorues të mjekësisë popullore sugjeronin konsumimin e frutave të egra për të stimuluar lëvizjen dhe funksionimin e mirë të zorrëve.

Rezultate imazhesh për luleshtrydhe eger

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?