Birra pafund dje në mbylljen e fushatës së PS-së në Kavajë. Miting me nxënës të shkollave fillore. FOTO+VIDEO

Aktualitet

Qindra mbështetës të Partisë Socialiste në Kavajë, u mblodhën pasditen e djeshme në stadiumin “Besa” për të festuar me një festë me birra mbylljen e fushatës zgjedhore. Siç duket edhe nga fotot dhe pamjet filmike që sjellin nga terreni gazetarja dhe operatori i DurrësLajm, anëtarët e PS-së i janë gëzuar festës, pavarësisht se disa minuta më vonë, gjithçka që bënë në një muaj fushatë do të kthehej në nul.

Në festime ishte i pranishëm Ministri Arben Ahmetaj, koordinatori i PS-së për Kavajën, si dhe kandidati në garë, Klodian Shehi.

Me dhjetëra anëtarë të FRESSH në Kavajë trokitën gotat me birrë, duke i uruar suksese kandidatit në garë, por pas deklaratës së Ramës atyre u mbetet vetëm t’i gëzohen festës me birra, pasi garë më 7 maj duket se nuk do të ketë./portalidurres

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?