Zbulohet një punishe që prodhonte pije të falsifikuara në Tiranë/ Ja emrat të arrestuarve. Video

Aktualitet

Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Dajti”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– Genc Brahysa, 34 vjeç, banues në Tiranë.

U procedua në gjendje të lirë shtetasja:

– F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

–  E. M, banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist).

Për këta, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa licencë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregtim.

– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve.

– 1 presë për stampimin e vulave të kadencës.

– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontrabandë).

– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontrabandë).

– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike.

– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?