Nishani vlerëson tërheqjen e Ramës nga Kavaja

Aktualitet

Bujar Nishani, ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës.

Kreu i Shtetit thotë se kjo është një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve, për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend.

“Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se i kishte kërkuar tërheqjen nga gara, kandidatit të mazhorancës për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Kavajë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?