Nga Arian Galdini/ Pse unë jam kundër Dialogut shterpë Rama – Basha?

Aktualitet

1. Sepse eshte shterpe. Kjo eshte kryearsyeja.

2. Sepse Dialogu po kthehet ne nje artific propagandistik per strategjine e komunikimit publik dhe nderkombetar te Edi Rames.

3. Sepse Edi Rama nuk ka ne plan te levize nga pozicioni i tij ngase me Ilir Meten i pastroi pazaret, ndersa nuk do me probleme me e ne PS tani qe ka nxjerre Listat per Deputete. Shpallja e Listave te reja per Deputete, e ka mbyllur ciklin dhe mundesine qe Edi Rama te kthehet mbrapsht tek Formula e McAlistair apo dicka e ngjashme.

4. Edi Rama ka nevoje te deshperuar per 18 qershorin. Dialogun ai tani nese po e zhvillon, po e zhvillon per pas 18 qershorin..

5. Ne momentin qe Edi Rama hedh ne qarkullim oferta a mosoferta, relativizon Kauzen e Qendreses Opozitare.

6. Sa me shume te zvarritet Dialogu shterpe, aq me teper dekurajohen protestuesit e konfuzohen nderkombetaret.

7. Dialogu per paqtim dhe administrim paqesor te protestave deri ne 18 qershor, dhe per zgjedhje te parakohshme pas 1 viti, mund te jene ndoshta i vetmi Dialog qe mund te zhvillohet…

8. Por a jemi te sigurte se kjo rruge na con neve si Opozite drejt Frymezimit Popullor per te sjelle Republiken e Re? Nuk e di… Nuk e di… Nuk e di… Fakti qe Opozita sot komunikon me publikun vetem me Dash Shehin superstar, deshmon se Opozita ka zgjedhur te komunikoje me publikun me nje argetues e jo me nje frymezues…. Nejse, nese dikush do te me pyeste mua, une sot do ta shpallja Edi Ramen ‘non grata’ per cdo mundesi Dialogu…

Koha per perballje..

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?