Edhe ambasada Britanike reagon: Të gjithë në zgjedhje
Ambasada e Britanisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit për tërheqje të Edi Ramës dhe PS-së nga zgjedhjet e Kavajës. Me një mesazh në Facebook, ambasadori britanik, Duncan Norman ka përshëndetur vendimin dhe është kërkuar dialog.
Deklarata e plotë:
Në vijim të lajmeve të fundit, Ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman përshëndeti vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i bëjë thirrje të gjitha partive politike për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes të plotë në zgjedhjet e ardhshme.
MB ripërsërit thirrjen ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike të sigurohen për shmangjen e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe vetë zgjedhjet.