E fundit/ Ambasadori Lu tek Rama, Basha në Rogner takim me tjetë ambasador

0

Ambasadori Donald Lu vazhdon takimet me krerët më të lartë të vendit me qëllim gjetjen e një zgjidhje për krizën e rëndë politike që ka p[ërfshirë vendin në tri muajt e fundit. Pas takimit të djeshëm në Kryeministri, dhe dështimit për të dytën herë në Presidencë të takimit Rama-Basha, ambasadori Lu është ngjitur sërish pak minuta më parë në Kryeministri ku po vazhdon një takim kokë më kokë me Ramën. Ende nuk ka një informacion se për çfarë po bisedojnë Lu dhe Rama dhe nëse në tryezë ka një tjetër marrëveshje që mund të çojë drejt zgjidhjes së konfliktit. Ndërkohë që në lojë duket se kanë hyrë edhe ambasadorët e huaj. Paralel me vizitën e ambasadorit Lu në Kryeministri, pak metra më tej në Hotel “Rogner” kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka pasur një takim me ambasadorin suedez. Ndërkohë që fakti që nuk ka ende një prononcim lë të kuptohet se palët po rezervohen ndoshta me qëllim për të mos i shtuar më shumë tensionet dhe për të shkuar drejt një zgjidhje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author